Shtëpi në SHITJE – 332 m² | Sofalia Hills, Prishtinë

ID e Pronës: 82515

Sofalia

€1,400

Galeria

Shtëpi në SHITJE – 332 m² | Sofalia Hills, Prishtinë - Image 1
Dira Real Estate
1 / 20

Përmbledhje

Sipërfaqja

332

Dhoma Gjumi

3

Banjo

2

Karakteristikat

Moderne
Luksoze
Shtëpi
332 m²
Sofalia Hills
Qetësi
Komoditet
Materiale të cilësisë së lartë
Me fletë poseduese

Përshkrimi

Organizimi i shtëpisë:

● Qëndrim ditor

● Kuzhinë me trapezari

● 3 Dhoma gjumi

● 2 Banjo

● 1 Tualet

● 2 Depo

● 2 Terasa

● Garazh

Shitet shtëpi moderne dhe luksoze në Sofalia Hills, me sipërfaqe totale 332 m² dhe parcelë urbane 458 m².

Lokacioni i shtëpisë ofron një kombinim të rrallë të qetësisë dhe aksesit: larg zhurmës së qytetit, me ajër të pastër dhe pamje të mrekullueshme nga kodrat e Gërmisë, si dhe pamje të hapur nga lindja që mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë paradites.

Prona përfiton nga drita e diellit që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar ambient të ngrohtë dhe të këndshëm për jetesë. Gjithashtu, ka lidhje të lehtë me të gjitha pjesët e Prishtinës. Qasja kryesore është nga rruga veriore e parcelës, me infrastrukturë të parashikuar dhe trotuare të sigurta.

Shtëpia ka hapësira të bollshme dhe të mirëorganizuara, ideale për jetesë komode dhe luksoze familjare.

Karakteristikat kryesore të shtëpisë:

● Fasada & izolimi: EPS + XPS, termoizolim lesh guri, tullë dekorative

● Kulmi: Tjegulla argjile Engoba Black (TONDACH)

● Ngrohja & ujësjellësi: Pompa termike Samsung, gypa REHAU, bakër Xhakomini

● Dysheme & shkallë: Laminat Egger 11 mm, pllaka ELAN, shkallë TERRA STONE

● Dritaret & dyert: Dritare PVC ALUPLAST termoizoluese, dyer druri Lamex brenda, dyer çeliku ThermoPro jashtë

Kjo pronë kombinon dizajn modern, komoditet dhe ndërtim cilësor, duke e bërë atë shtëpinë ideale për familje që kërkojnë jetë luksoze dhe të qetë.

📌 Për më shumë informata ose për organizim të vizitës, na kontaktoni!

Vendndodhja e pronës

Sofalia

DIRA Real Estate Logo

DIRA Real Estate

Partneri juaj i besuar në pasuri të patundshme

Zyra

Bulevardi i Deshmoreve, Ulpiane, Pristina, Kosovo

Orari i Punës

Mon - Fri: 9:00 - 17:00

Agjenti i Pronës

ID e Agjentit: DD001

+383 484 819 99